Skuadra jonë
Është e rëndësishme për ne që mësuesit tanë të kenë përvojë praktike, ndaj si pjesë të stafit kemi programues në kompani të mëdha IT, mësues për programin “After School” (pas shkollor) si dhe disa nga studentët më të mirë të universiteteve kryesore në Shqipëri.
Megi Trashani
description
Lediana Horanlli
Koordinatore
Ka perfunduar studimet ne Universitetin e Tiranes ne degen “Gjuhe – Letersi” dhe eshte e specializuar ne Master per Mesuesi. E certifikuar ne trajnimin “Edukimi i aftesive per jeten, zbulimi i potencialit te nxenesve dhe orientimi i tyre drejt karrieres”. Gjithashtu e trajnuar ne “Metodologjinë e punes didaktike me nxenes me veshtiresi ne te nxene”. Per te eshte shume e rendesishme te degjoje cdo mendim qe kane femijet dhe ti udhezoi ato duke i falur ngrohtesi.
“Arti i mesimdhenies eshte te dish te sugjerosh”.
Bora Abazaj
Programi: Coding
Diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Bora zotëron çertifikime e specializime të shumta. Me përvojë 8-vjeçare në Teknologjinë e Informacionit dhe aktualisht duke punuar në Departamentin e IT në Policinë e Shtetit, ajo sjell njohuritë e saj të thelluara pranë Coddy-t.
“Programimi në Front End është art në lëvizje – një përzierje mes logjikës dhe dizajnit që sjell jetën e çdo faqeje në internet.”
Teuta Çelmeta
Programi: After School
Për Programin pas-shkollor, është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe e Licensuar për mësimdhënie në Lëndët Shkencore. Me specializime dhe certifikime të ndryshme , vjen Pranë CODDY-t me një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie.
“Një fëmijë,një mësues, një liber e një laps mund të ndryshojnë boten.”
Graciela Bixheku
Programi: Coding
Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës në fushën e Informatikës Ekonomike dhe është e specializuar me një Master Shkencor për Siguri Kibernetike. Ajo ka një eksperiencë tre vjeçare në Teknologjinë e Informacionit dhe posedon certifikime të shumta në teknologji. Me përvojën dhe njohuritë e saj të thella, Graciela është e përkushtuar të ndihmojë çdo fëmijë të zhvillojë aftësitë e tij teknologjike, me besimin se teknologjia është forca që formëson të ardhmen. Qëllimi i saj është të frymëzojë kuriozitetin dhe kreativitetin në çdo fëmijë.
“E ardhmja u përket atyre që guxojnë të mësojnë sot për të ndërtuar nesër.”
Lion Tara
Programi: Coding
Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore (Universiteti i Tiranës), dega “Informatikë”. Ai ka eksperiencë tre vjecare në zhvillimin e aplikacioneve web. Lioni ështe i certifikuar edhe në Microsoft Dynamics dhe ka aftësi në web design, programe të Adobe për editimin, dizajnimin, animacioin dhe artin digjital. Qëllimi i Lionit është të ndërthurë kreativitetin me teknologjinë, për të ndihmuar fëmijët të mësojnë të programojnë lojërat e tyre duke u argëtuar.
“Code is just a tool—your imagination is the real game engine!”
Rajna Deliu
Programi: Coding
Ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës në fushën e Informatikës Ekonomike dhe disponon certifikime të shumta në teknologji, duke sjellë kështu një përvojë të pasur dhe njohuri të thella për nxënësit e saj. Me besimin e fortë në potencialin e çdo fëmije, Rajna është e përkushtuar t’i ndihmojë ata të eksplorojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre teknologjike. Ajo e di se teknologjia është çelësi i të ardhmes dhe se çdo hap drejt saj është një hap më pranë realizimit të ëndrrave.
“Teknologjia është arti i mundësive. Mos e ndalni kurrë imagjinatën dhe vazhdoni të eksploroni!” 🧠💻
Maria Goga
Programi: After School
E diplomuar pranë Universitet të Tiranës, në degën “Gjuhë – Letërsi”. Me një eksperience 4 vjeçare në institucione të arsimit fillor dhe në programet pas shkolle, bëhet pjesë e Coddy School Tirana në rrugëtimin më të rëndesishëm që ndërmarrin fëmijët tuaj, atë të edukimit.
“Pas çdo fëmije që beson në vetvete, është një mësues që pati besim tek ata që prej fillimit.”